“Web3” eshte nje nga fjalet e reja qe filluan te qarkullojne pak kohe me pare, ne te njejten kohe kur Bitcoin shpretheu, Mark Zuckerberg prezantoi Metaverse dhe disa gjera te cudicme te quajtura NFT filluar te behen trend.

Sigurisht qe secila nga keto fjale (Bitcoin, Metaverse, NFT dhe Web3) kane nevoje te shpjegohen per shume nga ne qe nuk jemi Tech Savvy, por ne kete artikull, do mundohem te fokusohem vetem tek Web3, duke prekur pak dhe Metaverse.

Cfare eshte Web3, ose me sakte cfare sinjifikon 3-shi?

Web3 eshte gjenerata e 3-te e internetit. Mendoje si nje etape, pra kemi etapen 1, 2 dhe se fundmi etapen 3.
Etapa 1 eshte interneti sikur nisi ne fillim fare. Disa faqe interneti (website) teresisht bazike. Si kjo qe po lexon tani. Ne kete etape, mund te lexosh informacione ne internet, te navigosh ne faqe te ndryshme, te shikosh foto, video etj, por kaq. Asgje interaktive, jo applikacione web-i, jo lojra ne browser. Shume e thjesht.
Me zhvillimin e teknologjise dhe gjuheve te programimit, shoqeruar dhe me shtimin e fuqise ne kompjutera, telefone celulare etj, erdhi Web2.

Etapa 2, ky qe ne po perdorim masivisht sot. Web2 perkon ne te njejten kohe dhe me publikimin e IPhone-s se pare. Gjithcka ndryshoi, tashme ne internet mund te beje shume me shume, rrejtet sociale filluan te lindnin, applikacionet web filluan te ndertohen dhe inteneti filloi te marre formen qe ka sot. Mund te besh shume gjera sot ne internet, mund te argetohesh, te gjesh partner, te blesh apo te shesesh produkte apo sherbime, mund edhe te punosh totalisht ne internet (ajo qe quhet Remote, dhe qe une punoj full time ne momentin e shkrimit te ketij artikulli). Pra duket sikur tani kemi cdo gje qe na nevojitet nga interneti, por nje shprehje thote (You don’t know what You don’t know), dhe per ata qe nuk e dine anglishten, do te thote qe, “Ti nuk di cfare nuk di”.
Hecim perpara disa vite dhe ja ku po vjen Web3, ose sic disa kane deshire ta quajne Web3.0 (kane deshire te shtojne nje pike zero mbrapa sa per te dhene idene qe do kete disa zhvillime brenda kesaj etape.)

Etapa 3. Etapa 3 (Web3) eshte e ardhmja, sapo ka filluar dhe do vazhdoje per nje kohe te gjate. Te pakten keshtu mendojne disa njerez, une personalisht nuk e mendoj keshtu. Web3 eshte niveli tjeter i internetit, qe te mundeson te besh ate qe derime sot ishte e pamundur (ose te pakten keshu eshte “shitur”). Ne Web3, mund te blesh, shesesh ose te japesh me qera prona virtuale psh. Vende qe nuk ekzistojne ne realitet, por vetem ne internet, por qe kane vlere moentare reale. Nuk po them vlere sikur armet ose uniformat qe blen ne nje loje me disa coins qe ne fund i paguar me para reale, po them vlere direkte, Lek ose Dollare ose Euro.
Nder te tjera, kjo eshte nje nga mundesite e Metaverse, nje bote virtuale, ne kompjuter, ne internet, ku ti mund te blesh nje ndertese ne Metaverse, dhe ta japesh me qera dhe te gjenerosh te ardhura reale, ose mund ta perdoresh kete ndertese, nese eshte ne pozicion te mire, per te vendosur reklama (njesoj si ne jeten reale). Por nuk eshte vetem kjo, ne Metaverse mund te besh cdo gje qe ben ne jeten reale, mund te takosh miqte e tu, mund te mbash mbledhje pune, ose thjesht te dalesh per te pire dicka. Por jo ti sigurisht, por ai qe quhet Avatari yt, modeli qe ti krijon ne kompjuter dhe qe te “perfaqeson” ty. Dhe e bukura eshte qe modeli qe ti krijon, Avatary yt, nuk ka fare rendesi qe te te ngjaje ty ne jeten reale, mund te krijosh nje Avatar te gjinise tjeter, nga ajo qe je ne realitet, mund te behesh me i gjate, me i pashem, me me muskuj, cdo gje mund ta krijosh sikurse te ishe Zoti. Madje, shume platforma te lejojne te shkosh dhe pertej kesaj, duke ofruar mundesine te krijosh nje Avatar qe mund te jete nje kafshe, ose nje kafshme mistike qe nuk ekziston ose nje hybrid, njeri me bisht, ose me veshe lepuri. Cdo gje mund te besh, ne Metaverse dhe platforma te ngjashme.
Pra nese nuk e ke kuptuar deri tani, Web3 eshte nje bote tjeter, virtuale, paralele me boten qe ne jetojme ne realitet. Nje bote qe mund te lidhesh nepermjet nje paisjeje VR, ose nga laptopi yt. Dhe per disa nga ne mund te jete nje mundesi shume e mire per t’ja nisur nga e para, per te bere ndryshe te gjitha gjerat qe mendon se ke bere gabim ne jete.

Natyrisht, nese une do te isha duke e lexuar kete artikull, do te kisha 2 pyetje:

  • Kaq e nderlikuar qenka Metaverse sa duhet te prisnim Web3 per ta patur?
  • dhe, nisa te lexoj kete artikull per marketing dhe deri tani asgje spo lexoj.

    Pergjigja e pyetjes se pare:
    JO, faktikisht, Metaverse (ose te pakten koncepti i Metaverse) nuk lindi me Web3. Web3, qe perkon me zhvillimin e teknologjise, te jep mundesine te perdoresh paisje VR per te pasur nje eksperience sa me reale. Por koncepti i Metaverse, pra nje bote virtuale paralele, ka shume shume kohe qe eshte bere realitet. Une personalisht e kam eksploruar fale nje loje qe quhet Second Life. Second Life, publikuar ne vitin 2003 eshte nje loje ku ti mund te krijosh Avatarin tend, dhe te besh shume gjera ne nje bote virtuale. Te flasesh me njerez, te blesh shtepi (me para reale), te shesesh etc, pra dicka totalisht e ngjashme me Metaverse. Per te qene fair, Metaverse premton se do te ofroj mundesi qe ne Second Life nuk mund ti kesh, por shkurt shkurt, Metaverse do ta klasifikoja si Second Life on steroids.

    Pergjigja e pyetjes se dyte:\